F.B.
Policia ka njoftuar se një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij dhe familjarëve të burrit të saj.
Në raportin ditor të policisë theksohet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Pejë / 27.07.2024 – 14:40. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht motrën e tij dhe familjarët burrit të saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.