F.B.
Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka nisur me sukses garën e saj në Lojërat Olimpike Paris 2024.
Kampionia olimpike ia ka arritur ta mposhtë me lehtësi pas vetëm disa sekondash kundërshtaren e saj të parë, Maryam March Maharani nga Indonezia.
Meçi ka qenë në kategorine deri në pesëdhjetë e dy kilogramë.
Kjo fitore i hap rrugën Krasniqit për të vazhduar garënnë çerekfinale dhe për të përballuar kundërshtaret e tjera, duke ruajtur gjasat e saj për të fituar një tjetër medalje olimpike.