F.B.
Dy automjete të komunës së Zveçanit janë djegur në orët e pasnatës, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01: 40.
“Dy vetura pronë të komunës së Zveçanit janë dëmtuar nga zjarri. Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie, ndërsa të lënduar nuk ka”, ka thënë Elshani.
Sipas tij, policia po punon në drejtim të ndriçimit të rastit.