F.B.
Juristja e medias, Flutura Kusari ka kërkuar shkarkim të të gjithë personave përgjegjës, pas raportimit të mbëmshëm të RTK-së.
Kusari përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se dëmi që i është bërë kredibilitetit të RTK-së është vështirë i rikuperueshëm.
“Dëmi që i është bërë kredibilitetit të RTK-së është vështirë i rikuperueshëm.
Vetëm shkarkimet sot – asnjë ditë më vonë – të të gjithë personave pergjegjës do të ndihmonin sado pak.” – ka thënë ajo.
Në fund, Kusari ka thënë se propaganda e VV-së ka helmuar publikun me informacione të kontaminuara.
“Ju lumtë gazetarëve që po distancohen nga politika redaktoriale e RTK-se, politikë kjo që e ka leju propagandën e VV-se me e helmu publikun me informacione të kontaminuara.” – u shpreh ajo.