E Merkurë , Shtator 10, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Mihali i reagon AGK’së që mbrojti mediat nga sulmet e deputetëve të VV’së, Asociacioni i përgjigjet menjëherë: Sulme të koordinuara

1 year MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, i ka reaguar Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, që fushatën e re të Lëvizjes Vetëvendosje kundër medieve në Kosovë.

Deputetët Sali Zyba dhe Dimal Basha kanë shpërndarë një artikull të një mediumi të quajtur “Slobodna Bosna” (shqip: Bosnja e Lirë), nëpërmjet të cilit ata akuzojnë medie në Kosovë që, sipas tyre, “janë nën kontroll të Serbisë dhe Vuçiqit”.

Mihalit i ka penguar reagimi i AGK’së, derisa ka shtuar se Asociacioni do të duhej të sugjeronte hetime.

Ajo ka thurur lavde për mediumin dhe gazetarët që publikuan shkrimin, që shpërndanë deputetët e VV’së.

“Asociacioni i gazetarëve do të ishte më mirë të tregonte profesionalizëm dhe të sugjeronte hetime për rastin që kolegët gazetarë boshnjakë kanë publikuar. Pra, nëse vërtetë Vuçiq dhe rrjeti i tij kriminal ka dorë brenda në Kosovë. Nëse kolegët gazetarë në Bosnje kanë publikuar shpifje rruga është e thjeshtë, gjykata.  Ne shkrimet që flasin për Serbinë e Vuçiqit dhe përpjekjet e tij për destabilizim në rajon e Kosovë do t’i shpërndajmë e do të reagojmë për to.

‘Slobodna Bosna’ nuk është tabloid. Nuk është gazetë regjimesh. Gazetarët e Slobodna Bosnes janë gazetarë kurajoz për të cilët prej rreth 30 vitesh dëgjohen vetëm veprimtari gazetareske investigative. Ata jo rrallë kanë rrezikuar gjithçka pikërisht për publikimet e tyre. Ata konsiderohen nga gazetarët më të mirë në Bosnje. Nuk mund të mos merren seriozisht”, ka shkruar Mihali.

Për këtë reagim të Mihalit, AGK ka thënë se vjen në serinë e sulmeve të koordinuara të pushtetit të Vetëvendosjes kundër medieve dhe gazetarëve në Kosovë.

ADVERTISEMENT

Thirrjen e saj për hetime, AGK e ka cilësuar si të papranueshme dhe që ka për qëllim intimidimin e gazetarëve në Kosovë.

“Për AGK-në, qëndrimi i fundit i Mihalit vjen në serinë e sulmeve të koordinuara të pushtetit të Vetëvendosjes kundër medieve dhe gazetarëve në Kosovë. Thirrja për hetime ndaj një shkrimi pa autor, që nuk ofron asnjë fakt e dëshmi për pretendimet e veta, është e papranueshme dhe ka për qëllim intimidimin e gazetarëve në Kosovë”, thuhet në reagim.

TË NGJASHME

IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

2025-09-10
Moti sot në Kosovë me diell dhe vranësira

Moti sot në Kosovë me diell dhe vranësira

2025-09-10
Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

2025-09-09
Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

2025-09-09
Next Post
Vazhdon sot intervistimi i ministres Haxhiu nga Prokuroria Speciale

Vazhdon sot intervistimi i ministres Haxhiu nga Prokuroria Speciale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Post

Pretendimet e “ekspertit” të arratisjeve nga burgu: Kam pasur oferta nga dikush i LDK-së për të vrarë të krahut tjetër

Pretendimet e “ekspertit” të arratisjeve nga burgu: Kam pasur oferta nga dikush i LDK-së për të vrarë të krahut tjetër

2023-09-19
Pritje deri në tri orë, krijohen kolona të gjata në pikën kufitare Dheu i Bardhë

Pritje deri në tri orë, krijohen kolona të gjata në pikën kufitare Dheu i Bardhë

2023-07-21
Kupa e Italisë, Juventusi ballafaqohet me Lazion

Kupa e Italisë, Juventusi ballafaqohet me Lazion

2023-02-02

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

IKD: Ministrat e Qeverisë Kurti II, kundërligjshëm ushtruan dy pozita

1 hour MË PARË
Moti sot në Kosovë me diell dhe vranësira

Moti sot në Kosovë me diell dhe vranësira

2 ORË MË PARË
Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

21 ORË MË PARË
Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

1 DITE MË PARË
Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

1 DITE MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

56 minutes MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

1 hour MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

1 DITE MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

1 DITE MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

2 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL