E Enjte, Nëntor 6, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Në Serbi Faton Hajrizin e lidhin me shërbimet sekrete: “Vegël në duart e dikujt”, “kishte plan për destabilizim të Republika Srpska”

1 year MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Që nga e premtja kur autoritetet serbe njoftuan për vrasjen e tij, në Beograd s’kanë dhënë ndonjë informacion se çfarë do të ndodhe më tej. S’ka informacione nëse atje ka filluar autopsia e as për atë se kur mund t’i dorëzohet trupi familjes. Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla ka njoftuar dje se zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Beograd tashmë i ka kërkuar palës serbe.

“Kemi adresuar të gjitha temat edhe tek partnerët ndërkombëtarë sepse së paku trupi i qytetarit tonë do të duhej të kthehej sa më shpejt në Kosovë, do të duhej t’i kthehej familjes”, ka thënë ajo.

Në mediat e afërta me pushtetin në Serbi po qarkullojnë versione të ndryshme rreth fazës hetimore. Në njërën prej tyre, të premten, u raportua se Faton Hajrizi e ka thyrr telefonin e tij, ndërsa gazeta “Novosti” po ashtu e afërt me Vuçiq shkruan se në aplikacionet e telefonit të Hajrizit janë gjetur disa adresa të personave në Banja Lluka – kryeqyteti i Republika Srpska.

Tutje, Hajrizi aty përshkruhet si një vegël e shërbimeve sekrete që kishte qëllim  destabilizimin e Republika Srpska.

” Në media u përmend se autoritetet hetimore gjetën adresa të caktuara në Banja Luka në aplikacionet telefonike të vrasësit dhe bashkëpunëtorëve të tij, se ato kanë lidhje me qarqe dhe shërbime të caktuara politike. Ka të dhëna se Hajrizi ishte një mjet në duart e dikujt, se kishte një plan për të shkaktuar destabilizim në Republika Srpska përmes tij dhe se qëllimi i tij ishte në fakt të arrinte në Banja Lluka. Sipas disa opinioneve, polici i vrarë pa dashje ka parandaluar një të keqe më të madhe që po përgatitej në RS” shkruan gazeta beogradase.

ADVERTISEMENT

Një qasje të tillë e ka pasur edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq i cili ka folur të premten mbrëma rreth rastit. Edhe ai, Hajrizin e ka lidhur me shërbime sekrete.

intervistë televizive ka folur për vrasjen e Faton Harjizit nga autoritetet serbe. Vuçiq ka thënë se policia e Serbisë ka kryer punën e saj.

Duke folur në një intervistë televizive, Vuçiq ka thënë se hetimi për rastin do të tregojë të gjitha motivet dhe sipas tij “ka gjëra të çuditshme në gjithë historinë”. Presidenti serb ka provuar të krijojë edhe mjegull lidhur me ngjarjen duke pretenduar se “Faton Hajrizi ishte nën ndikimin e agjencive të ndryshme”.

“Shumë gjëra janë në pikëpyetje, organet kompetente do të bëjnë punën e tyre”, ka thënë Vuçiq.

Ndryshe, në ditën kur u dha lajmi për vrasjen e tij pala kosovare kërkoi që Serbia ta bëjë të ditur identitetin e të vrarit. Të njëjtën ditë MPB e Serbisë e konfirmoi se i vrari si i dyshuar për vrasjen e policit serb afër Lloznicës ishte Faton Hajrizi.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës e cila  nëpërmjet Albulena Haxhiut, bëri dje një reagim të gjatë rreth rastit kontestoi ato që tha kreu i MPB në Serbi.

Ajo tha se nuk dihet me siguri se a është i vrari Faton Hajrizi dhe a është vrarë në Serbi apo Republika  Srpska.

“Informacionet këto ditë ishin kundërthënëse, andaj nuk mund ta dijmë me siguri, se a është ai njëmend i vrarë dhe nëse po, a është vrarë në territorin e Serbisë apo të Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë, përfshirë detajet tjera të rëndësishme e të nevojshme për hetim. Domosdo nevojitet hetim i gjerë e i thellë, për të zbardhur të vërtetën e këtij rasti”, shkroi ajo.

Haxhiu bëri edhe një akuzë në adresë të strukturave të caktuara të pushtetit në Serbi dhe grupeve kriminale në Kosovë që në disa raste kanë bashkëpunuar për të mundësuar arratisjen e të burgosurve në burgjet e Kosovës. Për këtë ajo kërkoi hetim vendor e ndërkombëtar.

TË NGJASHME

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2025-11-05
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2025-11-05
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

2025-11-04
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2025-11-03
Next Post
Konspiracionisti Sllamniku e shpallë të gjallë Faton Hajrizin

Konspiracionisti Sllamniku e shpallë të gjallë Faton Hajrizin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Post

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

Kupa e Kosovës do të rikthehet sot me dy ndeshje çerekfinale

2025-02-26
Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

Raporti pozitiv nga Banka Botërore rrit shpresat e Kosovës për anëtarësim në BE

2023-05-12
Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

Kosova nikoqire e “Defender Europe 2025“

2024-01-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2 DITË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2 DITË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

2 DITË MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

3 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

3 DITË MË PARË
Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

Gjiganti turk synon bombën e dimrit: Lionel Messi në huazim nga Inter Miami

11 ORË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

1 JAVË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL