F.B.
Shtetasit të Republikës së Kosovës, Blerim Ramadani i është caktuar masa 30-ditore e paraburgimit me vendim të Gjykatës Themelore në Shkup. Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Blerim Ramadani është ndaluar më 17 korrik 2024 në pikëkalimin kufitar Jazhincë, bazuar në një fletë arresti të lëshuar nga Gjykata e Beogradit, përmes INTERPOL Serbia, me pretendimin për krime lufte në verën e vitit 1999 në rajonin e Nerodimës.
“Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup është angazhuar me ekip të ekspertëve juridik për lirimin sa më të shpejtë të Ramadani dhe kthimin e tij në familje. MPJD dhe institucionet e Kosovës do të përdorin të gjitha kanalet diplomatike për të siguruar lirimin e shtetasit tonë”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.