F.B.
Mediumi The Sun raporton se ish-trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, dëshiron punën e trajnerit te Anglia në atë që do të ishte një rikthim i papritur në menaxhimin e futbollit.
Low nuk ka punuar në futboll që kur u shkarkua si trajner i Gjermanisë pas humbjes 2-0 ndaj Anglisë në fazën e 1/8-tës në Euro 2020.
Pretendohet se 62-vjeçari do të ishte ‘i lumtur’ të fliste me FA pas dorëheqjes së Southgate dhe kandidatura e tij do të përfaqësonte diçka ndryshe nga shumë prej kandidatëve të tjerë.
Low fitoi përvojë të gjerë të futbollit ndërkombëtar me Gjermaninë, duke e marrë atë pas largimit të Jurgen Klinsmann në vitin 2006 dhe duke qëndruar në krye të kombëtares për 15 vjet.
Ai gjithashtu fitoi Kupën e Botës më 2014, dhe Gjermania përfundoi si nënkampione në Euro 2008, ku humbi nga Spanja në finale.
Por rezultatet u zvogëluan gjatë viteve të tij të fundit në krye, me Gjermaninë që u eliminua nga Kupa e Botës 2018 në fazën e grupeve përpara eliminimit të hershem në Euro 2020.