E Premte, Korrik 11, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Raportimi i drejtorit të AKI-së, Musliu: Kërcënimi nga grupet paramilitare e terroriste që po trajnohen në Serbi, është i lartë

12 MUAJs MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka raportuar sot drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Ajeti në këtë mbledhje është ftuar të raportojë për situatën e sigurisë në Kosovë pas deklaratave të zyrtarëve shtetërorë se vendi mund të sulmohet përsëri nga grupet terroriste të trajnuara në Serbi.

Pas mbledhjes, kryetarja e Komisionit, Ganimete Musliu tha se gjendja e përgjithshme e sigurisë është stabile dhe situata në komunat në veri është e qëndrueshme, por shtoi se ka përpjekje të vazhdueshme të Serbisë për tensionim të situatës.

Musliu tha se kërcënimi nga Serbia dhe organizatat paramilitare dhe terroriste anëtarët e së cilës po strehohen dhe trajnohen në Serbi  vlerësohet si shumë është i lartë. Ajo shtoi se të dhënat nga institucionet e sigurisë tregojnë se grupi terrorist është duke kryer ushtrime në disa lokacione në rrethinën e Novi Pazarit, Kopaonikut dhe Kralevc dhe se ky grupi paramilitar e terrorist i udhëhequr nga Radoiçiq vazhdon të jetë i strukturuar, ka mjete të mjaftueshme financiare, armë dhe mbështetje nga Beogradi zyrtar në vazhdimësi dhe janë duke diskutuar mundësitë për sulme.

Musliu përmendi edhe faktin se ushtria serbe ka rritur praninë e patrullave e dronëve në zonën kufitare me Kosovën.

“Mund të konstatojmë pas këtij takimi se gjendja e përgjithshme e sigurisë është stabile. Situata në katër komunat në veri është e qëndrueshme përkundër ndërhyrjes së vazhdueshme të Serbisë dhe përpjekjeve të vazhdueshme për tensionim të situatës. Kërcënimi nga Serbia dhe organizatat paramilitare dhe terroriste anëtarët e së cilës po strehohen dhe trajnohen në Serbi  vlerësohet si shumë i lartë.  Bazuar në të dhënat inteligjente, së fundmi grupi terrorist është duke kryer ushtrime në disa lokacione në rrethinën e Novi Pazarit, Kopaonikut dhe Kralevcit. Grupi paramilitar e terrorist i udhëhequr nga Radoiçiq vazhdon të jetë i strukturuar, ka mjete të mjaftueshme financiare, armë dhe mbështetje nga Beogradi zyrtar, në vazhdimësi janë duke diskutuar mundësitë për sulme. Radoiçiq vazhdon bashkëpunimin e afërt me strukturat e sigurisë së Serbisë dhe zyrtarë të lartë shtetërore dhe është duke mbajtur kontakte me disa grupe radikale dhe kriminale me shtrirje rajonale. Ushtria serbe ka rritur praninë e patrullave dhe dronëve në zonën kufitare me Kosovën.

Këto janë tregues se Serbia vazhdon të ketë synime agresive ndaj Kosovës me qëllim të cenimit të sigurisë së Kosovës përmes mekanizmave shtetërorë dhe joshtetëror. Së fundmi janë rritur edhe sulmet hibride”, tha Musliu.

Por ajo shtoi se nuk ka vend për panik përderisa nuk ka kërcënime të drejtpërdrejta dhe shtoi se shteti i Kosovës bashkë me aleatët është në gjendje gatishmërie.

ADVERTISEMENT

“Duhet ta kemi të qartë. Secili shtet ka të drejtë të manovrojë në territorin e saj, në këtë rast edhe Serbia. Derisa nuk ka provokime reale dhe sulme të drejtpërdreja mund të them që shteti i Kosovës së bashku me aleatët është në gjendje gatishmërie dhe nuk ka vend për panik”, tha Musliu.

TË NGJASHME

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2025-07-04
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2025-07-04
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2025-07-04
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2025-07-04
Next Post
Gjermani: Qindra vetë në spital për shkak të vapës

Gjermani: Qindra vetë në spital për shkak të vapës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Post

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

2023-06-30
U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

2024-10-21
Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

2025-03-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

7 DITË MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

7 DITË MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

7 DITË MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

7 DITË MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

1 JAVË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

1 JAVË MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

1 JAVË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

3 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

3 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL