F.B.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas sulmit ndaj ish-Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Abdixhiku ka thënë se është i tronditur nga akti i dhunës ndaj Trumpit.
“Të tronditur nga akti i sotëm i dhunës ndaj ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, unë dhe Lidhja Demokratike e Kosovës shprehim indinjatën dhe zemërimin ndaj një veprimi të tillë”, ka theksuar ai.
Abdixhiku ka thënë se i qëndrojnë afër në lutje Trumpit dhe familjes së tij, duke i uruar shërim të shpejt dhe kthim në aktivitetet e tij të përditëshme, në të mirë të përparimit të demokracisë.
“Aktet e tilla duhet të na shërbejnë si moment reflektimi dhe zotimi për luftimin e dhunës të cilësdo natyre ajo qoftë dhe forcimin e bashkëpunimit dhe lirive, si themele për zhvillimin e demokracisë”, ka theksuar Abdixhiku.