F.B.
Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur solidaritetin e saj për sulmin ndaj ish-presidentit Donald Trump dhe të gjithë amerikanëve të prekur dje në Pensilvani.
“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me ish-Presidentin, Donald Trump, familjen e tij dhe të gjithë amerikanët e prekur nga të shtënat në takimin e Pensilvanisë”, ka shkruar ajo në X.
Osmani tutje ka dënuar dhunën politike.
“Çdo lloj dhune politike kudo është absolutisht e papranueshme dhe ne e dënojmë ashpër atë”, ka vazhduar Osmani.