Kuvendi i Kosovë miratoi sot me 61 vota për Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave.
Flutura Kusari, juriste e mediave, tha se ky projektligj është “anti-evropian” për KPM-në.
“Përbërja e projektligjit është në kundërshtim me standardet e Këshillit të Evropës dhe Komisionit Evropian për lirinë e medias. Projektligji është kundërshtuar nga secila organizatë ndërkombëtare që merret me lirinë e medias”, u shpreh Kusari.