F.B.
Prokuroria publike në Dortmund po heton një zyrtar të ekipit kombëtar të futbollit të Shqipërisë.
Thuhet se ka ndodhur një ngacmim seksual në qendrën sportive Kamen-Kaiserau, raporton mediumi gjerman “AntenneUnna”.
Pak para ndeshjes së fundit në grup, thuhet se udhëheqësi ka kapur një punëtore hoteli për krah, pastaj janë kryer veprime seksuale pa miratimin e saj në depo.
Prokuroria publike nuk ka dhënë informacion mbi gjendjen shëndetësore të gruas.
Tani po hetojnë për të parë në çfarë mase i ka kryer të akuzuarit veprimet kundër vullnetit të gruas.
Aktualisht nuk ka urdhër arresti, ndërsa i akuzuari – që nuk është as futbollist e as trajner – është rikthyer në Shqipëri.