Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri është rritur në të paktën 2509, pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 7.8, me epiqendër në Turqinë jugore.
Numri i përgjithshëm i të plagosurve në Turqi dhe Siri u ngjit në 12 136 të hënën.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Siri u rrit në 968. Agjencia shtetërore e lajmeve e Sirisë SANA raportoi 538 në zonat e kontrolluara nga qeveria dhe grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi 430 vdekje në zonat e kontrolluara nga opozita, transmeton a2news.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve në Turqi është rritur në 1 541, sipas nënpresidentit të Turqisë, Fuat Oktay.