F.B.
Sot në selinë e UEFA-së në Nion është bërë tërheqja e shortit për rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.
Ballkani në rast se e kalon me sukses sfidën me skuadrën nga Andorra, Santa Coloma, në rrethin e dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve do të përballet me skuadrën daneze, Midtjylland.
Llapi që do të garojë në Ligën e Evropës, në rast se e kalon me sukses përballjen me Wisla Krakow, në rrethin e dytë do të ketë punë me Rapidin e Vjenës.
Ndërkohë, Drita e cila do t’i nisë garat nga rrethi i dytë i Ligës së Konferencës, do të ballafaqohet me fituesin e ndeshjes GFK Tikves – Breidablik.