E Premte, Korrik 4, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Lajçak me mandat të zgjatur – me kompetenca ‘shtesë’ rikthehet në përpjekjen për normalizimin Kosovë-Serbi deri në janar

1 year MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

“Ka ende mjaft kohë dhe punë që duhet të bëjmë”. Miroslav Lajçak nuk po largohet aq shpejt. I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi është kthyer me kompetenca ‘shtesë’ në një përpjekje të radhës për t’i çuar Kosovën dhe Serbinë drejt zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve. Ai të martën ishte në Prishtinë dhe tha se kjo nuk do të jetë vizita e fundit e tij.

Miroslav Lajçak u kthye. I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë erdhi të martën në Kosovë, nga ku njoftoi se do të mbetet në këtë pozitë deri në fillim të vitit të ardhshëm. Megjithëse mandati i tij i rregullt përfundon në fund të gushtit dhe nga 1 shtatori do të duhej ta niste punën si ambasador në Zvicër, ai tha se i është kërkuar që të mbajë edhe pak pozitën që ka dhe se ka shumë punë për të bërë deri sa të largohet përfundimisht.

Vizita në Prishtinë, e më pas edhe në Beograd, ai tha se “ka të bëjë me mënyrën e ripërqendrimit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe çfarë hapash konkret do të ndërmarrim”.

“Ne e kemi një marrëveshje, duhet ta përshpejtojmë zbatimin e saj”, tha Lajçak pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Lajçak, i cili nuk pati takime me kryeministrin Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani, tha se kjo ishte “tema e parë” që e diskutoi me kryenegociatorin Bislimi.

“Nuk mendoj që është vizita ime e fundit në Prishtinë pasi që më është kërkuar që të vazhdojë deri në fund të janarit. Pra ka ende mjaft kohë dhe punë që duhet të bëjmë”, tha ai.

Në detyrë me kompetenca ‘shtesë‘

Pika e dytë e diskutimit me Bislimin, Lajçak tha se ishte Plani i BE-së për Rritje Ekonomike.

Ky plan parasheh ndarjen e një fondi prej gjashtë miliardë eurosh për vendet e Ballkanit Perëndimor për periudhën 2024-2027, për ta përshpejtuar integrimin europian të rajonim.

Për të fituar qasje në këto fonde, Lajçak tha se Kosova dhe Serbia e kushtëzohen me angazhim konstruktiv në dialog.

Diplomati sllovak tha se ai është personi përgjegjës që do ta bëjë vlerësimin për përparimin në dialog, ai ka thënë se e ka parë të nevojshëm një takim me zyrtarët në Kosovë dhe Serbi për hapat që duhet të marrin palët. Për këtë arsye, Lajçak tha se e ka parë të nevojshëm një takim me zyrtarët në Kosovë dhe Serbi për hapat që duhet të ndërmerren.

Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes një shumë prej rreth afro 1 miliard euro, të cilat Qeveria kishte thënë se do të shërbenin për zbatimin e reformave dhe projekteve investive.

“Asociacioni do të themlohet”

Lajçak tha se as Kosova dhe as Serbia s’mund të bëhen anëtare të BE-së përpara se të finalizohet marrëveshja për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve.

Ai tha se është i bindur se “përfundimisht Asociacioni do të themelohet”, duke shtuar se “Kosova është e obliguar ta bëjë këtë sipas ligjit ndërkombëtar”.

ADVERTISEMENT

“Qeveria nuk mund t’i shmanget përgjithmonë përmbushjes së këtij detyrimi. Është obligim që qeveria e atëhershme e kishte marrë vullnetarisht në vitin 2013. Marrëveshja e Brukselit e vitit 2013 është ratifikuar edhe nga Kuvendi i Kosovës me shumicë dy të tretash. Edhe bashkësia ndërkombëtare e sheh (mos)themelimin e Asociacionit si çështje të sundimit të ligjit dhe ka reaguar në përputhje me rrethanat e kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Europës. Pa neglizhuar obligimet tjera në kuadër të dialogut, çështja e Asociacionit është më e madhe se një obligim ‘i thjeshtë’ nga dialogu. Ai pasqyron qasjen e qeverisë ndaj mbrojtjes së të drejtave të njeriut, të drejtave të komuniteteve joshumicë dhe sundimit të ligjit”, tha Lajçak në një intervistë për “Kosovo Online”.

Për draft-statutin ndërkombëtar për Asociacionin, Lajçak tha se është hartuar me kujdes dhe se e ka mbështetjen e SHBA-së, Gjermanisë, Francës e Italisë.

“Jam i bindur se draft-statuti europian respekton plotësisht rendin juridik të Kosovës. Ne kemi pasur parasysh sa më shumë vijat e kuqe të të dyja palëve”, tha ai, duke shtuar se ka “një fren sigurie”, pasi dokumenti “do t’i referohet Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim”.

Ndërsa mandati i tij i ndërmjetësit po i afrohej fundit, Miroslav Lajçak ishte shprehur i zhgënjyer dhe aspak optimist për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në prill. Ai thoshte se nuk besonte se këto dy vende janë të gatshme për këtë.

“Me marrëveshjen e Ohrit, që është një udhëzues drejt normalizimit, më nuk mund të pyesim se çfarë duhet bërë dhe si ta bëjmë. Por, e vërteta është se kam shpresuar që deri sot shumica e pikave të zbatoheshin. Por, ka ndodhur shumë pak. Pse kështu, pasi normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë është çështje shumë e ndjeshme. Nuk besoj se palët janë të gatshme për këtë, nuk besoj se shoqëritë janë të gatshme për këtë”, shprehej Lajçak në forumin “BE-ja takon Ballkanin” në Sofje.

Mandati i rregullt i Lajçak si përfaqësues special për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përfundon në vjeshtë. Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell e kishte emëruar sllovakun në këtë detyrë jo të lehtë në vitin 2020.

Pas katër vitesh, rezultati nuk është pozitiv, pasi nga ai pritej të sillte normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve ballkanike, por marrëdhëniet vetëm sa janë përkeqësuar, me tensionet që u përshkallëzuan deri në dhunë. Gjithsesi, para se ta lë këtë pozitë, Lajçak duket se e synon një sukses në detyrën e tij të vështirë.

TË NGJASHME

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2025-07-04
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2025-07-04
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2025-07-04
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2025-07-04
Next Post
Silvinjo bën tre ndryshime

Silvinjo bën tre ndryshime

Related Post

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

Liderët e BE-së bëjnë thirrje për de-përshkallëzim

2023-06-30
U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

U raportua se po e heton prokuroria, deklarohet ministri Liburn Aliu

2024-10-21
Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

Bajrami: Sot s’është lajm çfarë thotë Çeku për LDK-në, por shtypja e gazetarëve në RTK dhe akuzat e Kurteshit ndaj mediave

2025-03-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

6 ORË MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

6 ORË MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

6 ORË MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

6 ORË MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

21 ORË MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

3 DITË MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

3 DITË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL