F.B.
Skuadra kampione e Kosovës, Ballkani ka mësuar kundërshtarin e parë në Ligën e Kampionëve.
Portokallezinjtë nga Suhareka patën fat në shortin e hedhur sot në selinë e UEFA-s në Nion, pasi në rrethin e parë kualifikues të Championsit do të përballen me skuadrën nga Andorra, Santa Coloma.
Kampioni i Shqipërisë, Egnatia do të përballet me skuadrën nga Bosnja e Hercegovina, Borac nga Banjalluka, kurse kampioni i Maqedonisë së Veriut, Struga do të ballafaqohet me Slovan Bratislavën
Skuadra tjetër shqiptare nga Mali i Zi, Deçiq do të ketë punë me skuadrën uellsiane, The New Saints. Ndeshjet e para të këtij rrethi do të zhvillohen më 9 e 10 korrik, kurse ato të kthimit më 16 e 17 korrik.
Ndeshjet e rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve:
Slovan Bratislava – Struga
The New Saints – Deçiq
Borac Banja Luka – Egnatia
Hamrun Spartans – Lincoln Red
Ballkani – Santa Coloma
Flora Talinn – Celje
Klaskvik – Differdange