F.B.
Lamine Yamal shkuan historinë e Kampionateve Europiane.
Talenti spanjoll u bë futbollisti më i ri që luan në një kampionat europian, duke u aktivizuar nga fillimi i ndeshjes Spanjë-Kroaci, pikërisht në moshën 16 vjeç e 338 ditë.
Yamal theu rekordin që mbahej nga një tjetër spanjoll, teksa tashmë do të ketë mundësinë të vendosë një tjetër rekord, atë të të bërit futbollisti më i ri që shënon në një Kampionat europian.
Ndonëse bëri një ndeshje mjaft të mirë ndaj Kroacisë, Yamal nuk arriti të dërgojë topin në rrjetë, por do të ketë sigurisht mundësi të tjera për t’u bërë më i riu që shënon në një Europian.