Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të shtatores së ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, në Ferizaj.
Ai ka folur edhe në emër të Blair, i cili nuk e pati të mundur të ishte prezent në këtë ngjarje.
Hargreaves citoi Blair të ketë thënë se është i privilegjuar dhe i nderuar për këtë shtatore që është kushtuar atij.
“Është nder i madh privilegj të jem këtu. Do të doja të filloja fjalimin duke përcjell mesazhin nga Tony Blair që kishte planifikuar të ishte këtu për këtë rast, por fatkeqësisht i ndryshuan planet e tij”.
“Unë para rastin të flasë me të kur ishte në Prishtinë, më kërkoi të ju them se është shumë i nderuar nga kjo shtatore edhe shumë i pikëlluar që nuk është këtu sot. Por është i vendosur të ju vizitojë përsëri në të ardhmen”, ka thënë Hargreaves.