E Martë, Shtator 9, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Nënshkruhet marrëveshja RTK – JICA për hapjen e zyrës rajonale në Pejë

1 year MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Pas Prizrenit dhe Mitrovicës, RTK nis procesin e hapjes së zyrës rajonale në Pejë. Si në dy projektet paraprake, donatori kryesor është Agjencia Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar. Marrëveshja për hapjen e kësaj zyreje u nënshkrua në RTK, ku u theksua se përmes këtij projekti, RTK do të jetë më afër qytetarëve të rajonit të Dukagjinit.

Së shpejti, Radio Televizioni i Kosovës do të hap zyrën rajonale në Pejë.

Ky projekt do të realizohet fal ndihmës së Agjencisë japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, JICA, të cilët në vazhdimësi kanë mbështetur zhvillimin e transmetuesit publik.

ADVERTISEMENT

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Përgjithshëm Shkumbin Ahmetxhekaj dhe Fukuda Hajime – Përfaqësues i Lartë i Zyrës Ballkanike JICA.

Drejtuesit e RTK-së thanë së ky projekt është jetik dhe ekzistencial për të ardhmen e televizionit publik.

Besnik Boletini, kryetar i Bordit të RTK-së, tha se sot po hapet zyra rajonale në Pejë që do të mundësojë shtrirje më të mëdha në terren, në komuna më të vogla, për të raportuar për zhvillime, për ngjarjet për jetën.

“Është një hap  shumë i rëndësishëm për ne dhe do të shohim mundësitë për të investuar vetë, por edhe të marrim projekte të tjera në mënyrë që RTK-ja të shpërndahet në zyra rajonale. Kjo, praktikisht, i ndihmon edhe stafit të RTK –së që vijnë nga anë të caktuara dhe të punojnë atje dhe produktin e dërgojnë në kohë reale, në qendër, në Prishtinë”, tha Boletini.

Ndërkaq drejtori  i përgjithshëm i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj, tha se RTK fitoi sërish këtë projekt me rëndësi ekzistenciale, sepse, shtoi ai, po shtrihemi, po zgjerohemi.

“Po flasim për një rajon jashtëzakonisht të rëndësishëm për Kosovën, pra për rajonin e Dukagjinit, me qendër në Pejë, ku do të mbulojmë të gjitha komunat përreth. Kjo nënkupton që, tash, ne të mbledhim forcat tona dhe të hapim zyrën tjetër rajonale në Gjilan dhe me këtë të përmbyllim fazën e parë të zgjerimit të RTK-së dhe në të ardhmen shpresoj që këto zyre rajonale të kenë mundësi funksionale të prodhojnë program vetanak për qytetarët e këtyre anëve”, tha Ahmetxhekaj.

Kurse Fukuda Hajime, përfaqësues i Lartë i Zyrës Ballkanike JICA tha se kjo agjenci ka mbështetur, RTK-në si transmetues publik që ofron informacione të balancuara.

“JICA ka mbështetur RTK-në si transmetues publik që ofron informacione të balancuara, të drejta e neutrale për të gjithë qytetarët e Kosovës.  Nga asistenca jonë përgjatë viteve të kaluara, kemi pasur shumë arritje nga bashkëpunimi mes JICA-s dhe RTK-së por ende ka shumë për të bërë. Pra nëse sapo kemi nënshkruar marrëveshjen për fazën tjetër të projektit dhe presim të kemi bashkëpunim në të ardhmen”, tha ai.

Yamanaka Keisuke, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Japonisë, në Prishtinë, tha se është i lumtur për këtë bashkëpunim.

“Së pari jemi shumë të lumtur të shohim këtë bashkëpunim dhe sot nënshkruam marrëveshjen për fazën tjetër. Jemi shumë krenarë për këtë. Edhe në Japoni kemi NHK-në, transmetues të njëjtë publik. Jam i sigurte se edhe RTK do të krijojë programe shumë të mira”, tha Keisuke.

I ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë dhe përfaqësuesi i JICA-s, kanë vizituar edhe disa nga ambientet e punës në Radiotelevizionin e Kosovës, ku kjo organizatë ka investuar në teknologji dhe trajnime për stafin e RTK-së.

Faza e parë e këtij projekti ndërmjet JICA-a dhe RTK-së pati  filluar në vitin 2015 dhe ka zgjatur deri në vitin 2019, kurse  faza e 2-të nga viti 2021 deri në vitin 2024, faza  e tretë  pritet të nisë në vitin 2024 dhe do të zgjasë 2 vjet. RTKlive

TË NGJASHME

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

2025-09-09
Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

2025-09-09
Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

2025-09-09
Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

2025-09-09
Next Post
Valon Syla tregon një sekret për autoblindën shqiptare ‘Shota’

Valon Syla tregon një sekret për autoblindën shqiptare ‘Shota’

Related Post

OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

2023-02-07
Davis i Pejës sërish MVP

Davis i Pejës sërish MVP

2024-01-22
NATO paralajmëron Kinën: Mos i jepni mbështetje ushtarake Rusisë, ose…

NATO paralajmëron Kinën: Mos i jepni mbështetje ushtarake Rusisë, ose…

2023-05-16

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

6 ORË MË PARË
Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

11 ORË MË PARË
Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

12 ORË MË PARË
Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

12 ORË MË PARË
Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

1 DITE MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

12 ORË MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

12 ORË MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

2 DITË MË PARË
Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

5 DITË MË PARË
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

5 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL