Ish-ministri i Mjedisit, Dardan Gashi, duke komentuar arrestimin e dy të dyshuarve për spiunazh deklaroi se një anëtar i Kuvendit të Kosovës është punëtor i BIA-s serbe. Sipas tij, ai është edhe pjesë e koalicionit qeverisës.
Gashi nuk e tregoi publikisht emrin e personit për të cilin foli, por tha se për të ka informata edhe AKI-ja.
“Unë e di për një anëtar të Parlamentit të Republikës së Kosovës, që e din edhe institucionet tona që është punëtor i drejtpërdrejt i BIA-s. Po të them me përgjegjësi të plotë që një anëtar i Kuvendit të Republikës së Kosovës i cili është pjesë e koalicionit qeverisës të kësaj qeverie…”, tha ish-ministri Gashi në RTV Dukagjini, transmeton Gazeta Express.
“Prokurori besoj e din, AKI-ja e din, i kan edhe përgjimet”, shtoi ai.
“Na e dim këtë punë moti, i dimë edhe do me emër e mbiemër”, tha Gashi teksa po komentonte arrestimin e dy të dyshuarve për spiunazh, të cilët ndodhën nën masën e paraburgimit.