E Diel, Gusht 17, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Presidenti Biden shënon 80-vjetorin e Zbarkimit të Aleatëve në Evropë

1 year MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Joe Biden mori pjesë në ceremonitë për 80-vjetorin e Zbarkimit të Aleatëve në Evropë në Normandi të Francës. Duke folur përpara udhëheqësve botërorë dhe veteranëve amerikanë të Luftës së Dytë Botërore, presidenti amerikan bëri thirrje për ta vazhduar mbrojtjen e lirisë, duke qëndruar në mbrojtje të Ukrainës dhe duke mos u dorëzuar përballë agresionit të Rusisë.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte Macron mbërritën së bashku me Presidentin amerikan Joe Biden dhe zonjën e parë Jill Biden për ceremonitë në varrezat amerikane në Normandi. Udhëheqës botërorë, veteranë dhe vizitorë përkujtuan në ceremoni të shumta në brigjet franceze Ditën e Zbarkimit të aleatëve në Evropë 80 vite më parë.

“Ju kishit familje, miq, bashkëshorte, ndonjëherë edhe fëmijë. Patët ëndrra, plane për të ardhmen. Dhe ju latë gjithçka, kaluat oqeanin dhe zbritët në brigjet e Francës tetë dekada më parë. Latë gjithçka dhe rrezikuat gjithçka për pavarësinë tonë, për lirinë tonë. Ne nuk do ta harrojmë këtë. Ju faleminderit”, tha presidenti francez Macron.

Presidenti amerikan Joe Biden foli për betejën ndaj tiranisë dhe përshëndeti kurajon e bashkëkombësve të tij dhe të forcave aleate.

“Atë mëngjes qershori, sfida ishte e qartë… Ata ishin nga e gjithë Amerika. Atëherë vlerësohej se 80% do të vriteshin brenda disa orëve. Ky ishte vlerësimi. Por, ata ishin trima, të vendosur dhe ishin gati”, tha presidenti Biden.

Nga Normandia, presidenti Biden u bëri thirrje aleatëve për ta vazhduar betejën në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë.

“I njohim forcat e errëta, ndaj të cilave luftuan këta heronj 80 vite më parë. Ato nuk shuhen ndonjëherë. Agresioni dhe makutëria, dëshira për të dominuar dhe për të marrë nën kontroll, për të ndryshuar kufijtë nëpërmjet forcës, këto janë të përhershme”, tha presidenti Biden.

Për ta vazhduar këtë betejë, presidenti amerikan bëri thirrje për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën dhe për të mos iu dorëzuar tiranisë dhe agresionit të Rusisë.

ADVERTISEMENT

“Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja, një koalicion me mbi 50 vende, qëndrojnë me forcë në krah të Ukrainës. Ne nuk do ta braktisim, pasi nëse e bëjmë këtë, Ukraina do të nënshtrohet. Dhe nuk do të ndalet aty. Do të rrezikohen vendet fqinje të Ukrainës. E gjithë Evropa do të rrezikohet”, tha presidenti Biden.

Analistët thonë se është pikërisht kjo histori 80-vjeçare nga e cila mund të nxirren mësime, por se objektivat e presidentit Biden për Ukrainën mund të mbeten disi në hije për shkak të mbështetjes së tij për një tjetër konflikt, atë mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Ndërsa presidenti Biden gjendet në Francë dhe së shpejti do të ketë takime të nivelit të lartë për disa javë me radhë, me një axhendë të ngjeshur me objektivin për të ulur tensionet ndërkombëtare, pikëpyetja lind për të gjithë: Në çfarë kohërash jetojmë?/VOA

TË NGJASHME

Kur kontejnerët bëhen kauzë – protesta e re që po trondit Vuçiqin

Kur kontejnerët bëhen kauzë – protesta e re që po trondit Vuçiqin

2025-07-03
Irani arreston 22 “spiunë” të Izraelit

Irani arreston 22 “spiunë” të Izraelit

2025-06-21
Trump: Irani ishte vetëm disa javë larg nga arma bërthamore

Trump: Irani ishte vetëm disa javë larg nga arma bërthamore

2025-06-19
Izraeli reagon pas sulmit iranian ndaj Spitalit Soroka – Netanyahu: Do të kërkojmë çmimin e plotë nga tiranët në Teheran

Izraeli reagon pas sulmit iranian ndaj Spitalit Soroka – Netanyahu: Do të kërkojmë çmimin e plotë nga tiranët në Teheran

2025-06-19
Next Post
Nis procesi zgjedhor për Parlamentin e ri Europian

Nis procesi zgjedhor për Parlamentin e ri Europian

Related Post

Kurti viziton Panairin e 25-të të Librit në Prishtinë

Kurti viziton Panairin e 25-të të Librit në Prishtinë

2025-06-14
Radojiçiqi jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe

Radojiçiqi jep dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe

2023-09-29
Hamiti: Qeveria dhe Vetëvendosje po thonë se sanksionet erdhen shkaku i politikave të mira të Kurtit

Hamiti: Qeveria dhe Vetëvendosje po thonë se sanksionet erdhen shkaku i politikave të mira të Kurtit

2023-09-16

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

1 MUAJ MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

1 MUAJ MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

1 MUAJ MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

1 MUAJ MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

1 MUAJ MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

2 MUAJs MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

2 MUAJs MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

2 MUAJs MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

2 MUAJs MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

2 MUAJs MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL