F.B.
Kombëtarja e Kroacisë ka shënuar fitore para shikuesve të vet, me rezultat 2:0 ndaj vashave të Kosovës, në takimin e xhiros së katërt të Ligës B Evropiane.
Vashat tona përkundër angazhimit nuk arritën pikën e parë e as që të shënojnë golin e parë.
Rudeliq (15′) e Markoviq (74′) realizuan për fitoren e kroateve.
Në Grupin 4, Uellsi kryeson me 10 pikë, pasojnë Kroacia 9, Ukraina 4 dhe Kosova është në fund me 0 pikë.
Kosova 4 ndeshje nuk ka shënuar, as ka marrë pikë dhe goldallimin e ka katastrofal 0:11.