F.B.
Klubi i futbollit Dukagjini e ka zyrtarizuar angazhimin e trajnerit Ismet Munishi.
“Sot në zyret e klubit tonë është nënshkruar kontrata bashkëpunimi me trajnerin e njohur Ismet Munishi, i cili ishte pjesë e disa skuadrave në Kosovë. Ismeti theksoj se është i gatshëm të udhëheqë ekipin ku premton punë dhe përkushtim maksimal, gjithashtu kërkoi mbështetje nga i gjithë qyteti i Klinës. Na prift e mbara, Ismet Munishi. Forca Dukagjini”, shkroi klubi i Superligës.
Pak ditë më parë, Dukagjini u nda me trajnerin Armend Dallku, ndërsa menjëherë e angazhoi Munishin, i cili njëherësh është analist në emisionin sportiv “Favorit” në T7.