Më 24 Maj, Zyra për Informim e Policisë Rajonale të Pejës, kishte kërkuar bashkëpunim me qytetarë për Gëzim Trakaniqin nga Peja, i cili rezultonte i zhdukur nga mëngjesi i datës 22 maj 2024 (e mërkurë), i raportuar nga familja.
Pasditen e sotme, familja e Trakaniqit, për ‘RADIO 1’, tha se i njëjti është kthyer shëndoshë e mirë, ndërsa që po intervistohet nga policia në stacionin e Pejës.
Rasti i 66-vjeçarit nga Peja i kishte kaluar tek krimet serioze rajonale për shkak te kohës së gjatë të zhdukjes.