Sokol Mëngjesi, avokati i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar mëngjesin e së mërkurës, raportojnë mediat në Shqipëri.
Mëngjesi është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës. Ekzaminimet e para tregojnë se avokati ka pësuar dy fraktura në kokë.
Raportohet se avokati po linte fëmijën në kopsht kur u rrah nga tre të dyshuar, që e goditën me dorezë metalike në kokë.
Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët.
Avokati Mëngjesi ushtron profesionin e avokatit prej vitesh. Ai mbron Sali Berishën që prej dhjetorit të kaluar, kur ish-presidenti u la në arrest shtëpie pas hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit sportiv, Partizani.