Futbolli kosovar do të rikthehet me ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës.
Katër prej këtyre ndeshjeve të kësaj faze do të zhvillohet gjatë ditës së sotme.
Kampioni në fuqi i kësaj gare, Llapi, do të luajë në udhëtim kundër Lirisë.
Ballkani do të presë në Suharekë skuadrën nga Liga e Parë, A&N.
Feronikeli ’74 – Trepça ’89 është ndeshja tjetër që do të vë përballë një skuadër nga elita e futbollit kosovar dhe një nga Liga e Parë.
Përballje interesante pritet të jetë edhe ajo mes Flamurtarit dhe Vushtrrisë, dy skuadrave që bëjnë gara në Grupin B të Ligës së Parë.
Të gjitha ndeshjet do të luhen nga ora 13:00.