F.B.
Kosova pritet t’i ketë 1.6 milionë banorë, ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës në një konferencë për media. Ushtruesi i Detyrës së drejtorit ekzekutiv të ASK-së, Avni Kastrati, ka deklaruar se të dhënat zyrtare do të publikohen kah mesi i korrikut.
“Të dhënat publikohen në pjesën e parë të muajit korrik, por në bazë të ditëve të fundit të mbarimit të procesit, edhe shtesa që ka qenë, pritet janë që Kosova t’i ketë rreth 1.6 milionë banorë”, ka thënë Kastrati.