F.B.
Istogu e ka fituar ndeshjen e parë finale të “Play-off” në Superligën e Kosovës në hendboll.
Hendbollistet istogase të enjten mbrëma mposhtën Ferizajn me rezultat 31:27, për ta bërë hapin e madh drejt mbrojtjes së titullit të kampionit.
Ndeshja u zhvillua në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj.
Esma Muratoviq ishte më efikasja tek Istogu me 8 gola. Gjashtë i kishte Arlinda Dinarica e nga pesë Carolina Ana Gomes e Silva Patricia Batista. Aleksandra Bazoviq i kishte 11 pritje.
Te Ferizaj, më e dalluara ishte portierja Teninke Kaba me 14 pritje. Amanda Lemos i kishte dhjetë gola, ndërsa gjashtë Salematou Camara.
Ndeshja e dytë është në Banjë. Istogu tani është një fitore larg titullit të kampionit.
Ferizaj e ka fituar Kupën, por tashmë është prapa në garën e fortë për titull.