E Diel, Shtator 14, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

SHBA dhe BE me mekanizëm të përbashkët kundër dezinformimit në Ballkan

1 year MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi të enjten se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë themeluar një mekanizëm të përbashkët koordinues për Ballkanin Perëndimor, që do të përqëndrohet tek lufta kundër manipulimit të informacionit dhe ndërhyrjeve, përfshirë dezinformimin dhe propagandën që vjen nga Rusia dhe Kina.

Mekanizmi i përbashkët është themeluar nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe Zyra e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, thuhet në deklaratë.

Duke përmendur “qëllimet e përbashkëta të SHBA-së dhe BE-së në Ballkan” si dhe “aktorët e huaj që kanë vënë në shënjestër rajonin me operacionet e tyre” të ndikimit, Departamenti amerikan i Shtetit theksoi se ky mekanizëm i ri “do të forcojë integritetin e hapësirës informative në Ballkanin Perëndimor.”

“Ky mekanizëm do të fuqizojë partnerët që ndajnë të njëjtat vlera që të jenë në gjendje të përballen me kërcënimin” nga këto operacione të huaja të manipulimit të informacionit dhe ndërhryjes dhe “që të punojnë bashkarisht për të zvogëluar aftësinë e Rusisë dhe Republikës Popullore të Kinës për të zhvilluar fushata propagandistike dhe të manipulimit të informacionit në rajon.”

Departamenti i Shtetit thekson në deklaratë synimin për “të forcuar Evropën si një partner gjeostrategjik, forcimin e qeverisjes demokratike dhe sundimin e ligjit”. Objektivi, thekson më tej deklarata, është që partnerët rajonal të jenë më të sigurtë dhe më të begatë.

ADVERTISEMENT

“Kjo politikë mbështetet në ruajtjen e integritetit të hapësirës informative dixhitale. Në ditët e sotme, kur informacioni i bazuar në fakte dhe lajmet e manipuluara lëvizin lirshëm dhe pa kufi, një hapësirë informative e hapur dhe e bazuar në fakte është pjesë e pazëvendësueshme e qeverisjes së suksesshme demokratike”, thuhet në deklaratë. VOA

TË NGJASHME

Vrasje e Charlie Kirk, FBI kërkon ndihmën e publikut

Vrasje e Charlie Kirk, FBI kërkon ndihmën e publikut

2025-09-11

Tërmeti shkund përsëri Greqinë

2025-09-10
Kallas: Hyrja e dronëve rusë në Poloni ishte e qëllimshme, jo aksidentale

Kallas: Hyrja e dronëve rusë në Poloni ishte e qëllimshme, jo aksidentale

2025-09-10
Reagime në SHBA: Dronët rusë mbi hapësirën ajrore të Polonisë, akt lufte

Reagime në SHBA: Dronët rusë mbi hapësirën ajrore të Polonisë, akt lufte

2025-09-10
Next Post
Shkurte Fejza feston jubileun: 25 vjet në robëri, 25 vjet në liri

Shkurte Fejza feston jubileun: 25 vjet në robëri, 25 vjet në liri

Related Post

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

2022-12-26
Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

2024-04-02
FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

2023-01-31

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

3 DITË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

3 DITË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

3 DITË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

3 DITË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

3 DITË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

3 DITË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

3 DITË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

3 DITË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

4 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

4 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL