Policia ka theksuar se një grua është gjetur e vdekur në Pejë dhe policia është duke e hetuar rastin. Sipas raportit të Policisë rasti ka ndodhur të hënën.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante ku mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e Policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë thuhet se është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.