Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në pallatin Vahdettin në Stamboll.
Pas takimit, Kurti e Erdogan do të ketë edhe një konferencë për media, ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit,
Bashkë me Kurtin për në Turqi kanë udhëtuar edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe ish-kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.