Mbrëmë rreth orës 21:20, në rrugën Deçan-Junik në fshatin Voksh, ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Zëdhënësi rajonal i policisë në Pejë, Driton Rugova, tha për RTKLive se është shtënë në drejtim të një veture e cila ishte në lëvizje. Sipas tij në këtë rast nuk ka të plagosur.
“Me datë 13.05.2024 rreth orës 21:20, policia është informuar nga viktima se ne rrugën Deçan-Junik në fshatin Voksh, deri sa ishte duke qarkulluar në këtë rrugë nga person/a të panjohur është gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij. Në veturën e viktimës janë shkaktuar dëme por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti cilësohet Vrasje në tentativë”, ka thënë Rugova për RTKLive.