F.B.
Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar masakrën në Qyshk, Zahaq, Llabjan dhe Pavlan ku u vranë dhjetëra civilë.
“25-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal serb vranë e masakruan barbarisht 44 civilë në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan. Sikurse në çdo masakër kudo në Kosovë, synimi i forcave kriminale ishte shfarosja dhe spastrimit etnik i shqiptarëve”.
“Në këtë përvjetor i kujtojmë me dhimbje martirët e këtyre fshatrave dhe riafirmojmë përkushtimin tonë për drejtësi. Qoftë i përhershëm kujtimi dhe nderimi për të gjithë të rënët për liri!”, ka shkruar Osmani.