Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, në konferencë për medie për të njoftuar lidhur me ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, ka folur për sfidat që po e përcjellin këtë agjenci.
Ai bëri të ditur se 1 milionë e 420 mijë e 148 qytetarë janë regjistruar deri tani, derisa bëri thirrje të vazhdojnë të regjistrohen
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kartati, tha se deri më sot vetëm Komuna e Dragashit ka paraqitur kërkesën për shtyrje të afatit për regjistrim, derisa për komunat tjera tha se ende nuk ka kërkesë zyrtare për shtyrje të afatit për regjistrim.
“Një komunë ka kërkuar përmes një shkresë të shtyhet në aspektin statistikor nuk ka arsye me u shty. Në përgjithësi regjistrimet kanë qenë aktiv, ka thirrje masive për t’u regjistruar, ka një lloj frike te qytetarët se nëse nuk regjistrohen. Bëj thirrje regjistruesve të bëjnë edhe një vizitë, sidomos te banesat e zbrazura, në mos ka mbetur dikush pa u regjistruar”, tha ai.