Ukraina ka thënë se situata në frontin verior është përkeqësuar pasi Rusia nisi një ofensivë të re në rrethinat e Kharkivit. Njëkohësisht, Moska ka thënë se si pasojë e sulmeve të fundit të forcave ukrainase në Bolgorod janë vrarë së paku 7 civilë.
Rusia ka vazhduar me sulme në rrethinat e Kharkivit ku gjatë fundjavës, forcat e Moskës filluan një ofensivë të befasishme. Edhe pse ukrainasit arritën të zmbrapsin pjesën më të madhe të ofensivës, duke i shkaktuar Rusisë humbje në njerëz dhe teknologji, është bërë e ditur se forcat ruse arritën të marrin kontrollin e pesë fshatrave në zonën e Kharkivit.
Edhe pse Rusia arriti të përparon tek pas humbjeve të mëdha në njerëz dhe teknologji, ushtria ukrainase ka thënë se mbrojtësit po vazhdojnë të kenë mungesë të municionit dhe predhave, gjë që ua vështirëson operacionet dhe kanë shtuar, se situata e përgjithshme në këtë pjesë të frontit është përkeqësuar dukshëm gjatë dy ditëve të kaluara.
Ndërkohë, Moska zyrtare ka thënë se së paku 7 civilë janë vrarë ndërsa rreth 20 të tjerë janë lënduar, në Bolgorod të Rusisë, pasi që një raketë tokë-tokë goditi një bllok të banimit civil. Edhe pse Bolgorodi është cak i sulmeve të ndryshme ukrainase që disa muaj, deri me tani, caqet e goditura kanë qenë caqe ushtarake apo të infrastrukturës e cila ndihmon operacionet e luftës.
Kievi zyrtar ka thënë se gjatë natës ka sulmuar disa caqe në Bolgorod dhe rrethinë por se të gjitha kanë qenë caqe legjitime dhe ka shtuar se Kievi është duke hetuar rreth akuzave të Moskës.