E Premte, Maj 9, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Rafuna paralajmëron se me afrimin e muajve të verës, çmimet do të shkojnë duke rënë

12 MUAJs MË PARË
in Ekonomi
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK) Lulzim Rafuna, ka thënë se sipas parashikimeve të tyre inflacioni është në rënie si në vendet e Bashkimit Evropian (BE) edhe në Kosovë dhe se në muajt në vijim pritet që të ketë stabilizim të çmimeve të produkteve dhe ulje të normave të interesit të bankave.

Ai ka thënë se në rritjen e çmimeve të produkteve ndikon edhe fakti që Kosova është e varur nga importi që bën nga shtetet e ndryshme.

Rafuna ka thënë se qytetarët janë duke u përballur me çmimet e larta të produkteve bujqësore për faktin se në vendin tonë në këtë periudhë nuk kultivohen produktet këto produkte por që ato importohen nga venet e tjera.

“E para sa i përket produkteve bujqësore është ndërrimi i sezones dhe ne importojmë në këtë kohë për arsye se ende nuk është periudha kur kultivohen produktet tona për atë arsye janë edhe më të shtrenjta. Ndërsa sa i përket inflacionit, inflacioni është në rënie, jo vetëm në Kosovë por është edhe në vendet e BE-së. Ne kemi thënë edhe në fillimi të vitit kur e kemi prezantuar raportin e OEK-ut por edhe parashikimet tona kemi paraparë që këtë vit do të ketë ulje të inflacionit por do të ketë edhe ulje të normave të interesit të bankave. Që është një lajm i mirë edhe për qytetarët po është një lajm i mirë edhe për bizneset. Kështu që me rënin e inflacionit ne besojmë shumë që do të shkojnë duke rënë edhe çmimet, për arsye se sipas dinamikes së sotme, sipas dinamikës së sotme, sipas indikacioneve që i kemi sot nuk pritet që do të ketë një rritje të inflacionit apo një rritje të çmimeve”, ka thënë ai.

ADVERTISEMENT

Ai ka thënë se me afrimin e muajve të verës çmimet do të shkojnë duke rënë.

“Ne besojmë që edhe pritjet tona janë që me ofrimin e muajve të verës çmimet do të shkojnë duke rënë. Ne jemi duke importuar prej Turqisë edhe prej vendeve të tjera produktet bujqësore se nuk është koha tani që kultivohen në Kosovë. Me afrimin e muajve të tjerë do të fillojnë edhe produktet tjera tonat që dalin në treg do të fillojnë edhe çmimet të bien”, ka thënë ai.

Kryetari i OEK-ut ka thënë se së pari pritet që të këtë stabilizim të çmimeve për shkak të rënies së inflacionit dhe rëni të çmimeve, por sipas tij, nëse çmimet nuk bien duhet të ndërhyjnë institucionet përgjegjës.

“Së pari do të ketë stabilizim të çmimeve për shkak të rënies së inflacionit, sepse nuk ka logjikë inflacioni të bie e çmimet të rriten. Nuk ka arsye, nëse ndodh kjo me të vërtet na duhet me ndërhyrë inspektorati dhe organet kompetente për të parë. Mirëpo e them me përgjegjësi të plotë se anëtaret e OEK-ut janë shumë të kujdesshëm ndaj klientëve të tyre dhe as një here nuk ka ndodhur që ta mbingarkojnë konsumatorin me çmim i cili nuk është i arsyeshëm. Kështu që ne dihet edhe shumë here e kemi thënë që ne po jemi të varur prej importit, ende prodhimin nuk e kemi filluar që ta mbulojmë me import dhe kështu që sa më shumë që ka inflacion aq më shumë e importojmë ne inflacionin. Do të thotë ne jemi duke e importuar inflacionin për këtë arsye edhe çmime janë më të larta. Mirëpo me rënien e inflacionit, jo vetëm Kosovë por edhe në vende e BE-së duhet që edhe çmimet të bien dhe pritjet tona janë që kanë me rënë çmimet”, ka thënë ai për EO.

TË NGJASHME

Rafuna: Kosova humbi 300 milionë euro për projekte kapitale për shkak të masave ndëshkuese të BE-së

Rafuna: Kosova humbi 300 milionë euro për projekte kapitale për shkak të masave ndëshkuese të BE-së

2025-05-09
Shtrenjtimi i rrymës, deklarohet Murati

Shtrenjtimi i rrymës, deklarohet Murati

2025-04-16
Hoti: Nuk ka asnjë arsye ekonomike që të rriten tarifat e energjisë elektrike në Kosovë

Hoti: Nuk ka asnjë arsye ekonomike që të rriten tarifat e energjisë elektrike në Kosovë

2025-04-16
Kosova përfiton 5 milionë euro grant nga BERZH-i

Kosova përfiton 5 milionë euro grant nga BERZH-i

2025-04-14
Next Post
Azemi: Bashkëpunëtorët e Kurtit po intervistohen për korrupsion

Azemi: Bashkëpunëtorët e Kurtit po intervistohen për korrupsion

Related Post

Rahoveci regjistron fitoren e katërt, mposht Bashkimin

Rahoveci regjistron fitoren e katërt, mposht Bashkimin

2023-03-11
Majlinda Kelmendi udhëheq kampin me mbi një mijë xhudistë në Itali

Majlinda Kelmendi udhëheq kampin me mbi një mijë xhudistë në Itali

2024-01-05
25 vjet nga Beteja e Koshares

25 vjet nga Beteja e Koshares

2024-04-09

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

Në Ditën e Evropës, presidentja kërkon heqjen e masave nga BE-ja

6 ORË MË PARË
Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës

Tërmet 3.1 shkallë në afërsi të Mitrovicës

6 ORË MË PARË
Abdixhiku kritikon komunitetet joshumicë: Të pa interesuar me përmbajtje, të interesuar në kopjimin e gjuhës fyese të polarizuesve

Abdixhiku kritikon komunitetet joshumicë: Të pa interesuar me përmbajtje, të interesuar në kopjimin e gjuhës fyese të polarizuesve

2 DITË MË PARË
Tentim vrasje në Strellc të Deçanit

Tentim vrasje në Strellc të Deçanit

2 DITË MË PARË
Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, seanca vazhdon pas 48 orësh

Dështon sërish konstituimi i Kuvendit, seanca vazhdon pas 48 orësh

2 DITË MË PARË
Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, përballje direkte për t’i ikur barazhit

Superliga vazhdon sot me dy ndeshje, përballje direkte për t’i ikur barazhit

2 DITË MË PARË
Dukagjini fiton ngushtë ndaj Feronikelit

Dukagjini fiton ngushtë ndaj Feronikelit

2 JAVË s MË PARË
Gjyqtari i “El Clasicos” mbrëmë i përjashtoi me të kuq tre lojtarë të Realit

Gjyqtari i “El Clasicos” mbrëmë i përjashtoi me të kuq tre lojtarë të Realit

2 JAVË s MË PARË
Peja mposht Yllin dhe siguron gjysmëfinalen e play-offit

Peja mposht Yllin dhe siguron gjysmëfinalen e play-offit

3 JAVË s MË PARË
Fituesi i Kupës kundër kampionit në gjysmëfinale

Fituesi i Kupës kundër kampionit në gjysmëfinale

3 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL