E Premte, Qershor 27, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Scholz, Macron e Baerbock i thanë bëj diçka për Asociacionin, Rohde: Jam i befasuar që u befasua Kryeministri

1 year MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde thotë se nuk e ka pritur që kryeministri Albin Kurti të befasohet me qëndrimin e Gjermanisë dhe as të Francës – shtete të cilat thonë se Kosova duhet të dërgojë draftstatutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Gjykatën Kushtetuese, si parakusht për anëtarësim në Këshillin e Europës.

Rohde, tha se Kurti ka qenë në dijeni që për Gjermaninë dhe Francën dërgimi i drafitit të Asociacionit në Kushtetuese është hapi i vetëm për të siguruar shumicën e votave të nevojshme për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës.

“Edhe unë jam i befasuar që ai u befasua. Sepse kryeministri Kurti ka folur me presidentin francez Macron, ai foli me kancelarin tim, ai takoi ministrin tim të jashtëm dhjetë ditë më parë në Berlin, dhe ne kishim të njëjtin mesazh për të: Bëj diçka në Asociacion dhe kjo ndihmon për të siguruar një shumicë”- tha Rohde në një intervistë për KALLXO.com.

Ndër tjerash, ai shtoi që dërgimi i draftit në Kushtetuese është mënyra e vetme, duke shpresuar që kryeministri Kurti të ndërrojë mendje para mbledhjes së Komitetit të Ministrave të shteteve anëtare të Këshillit të Europës, që pritet të mbahet më 16 ose 17 maj 2024.

“E para, a do të votohet? Sepse ne kemi thënë dhe kemi shprehur mendimin tonë se një votim i dështuar do të ishte fatkeqësi. Kosova ka një shans unik për t’u anëtarësuar së shpejti. Dhe ajo që do të donim është që Kosova të marrë vendimin e duhur, kështu që unë do të preferoja të mos kisha një vendim tani, nëse Kosova nuk po bën hapin e pritur që presim prej tyre”- shtoi Rohde, kur u pyet nëse Kosova hyn në agjendën e Komitetit të ministave, a do e marrë votën e Gjermanisë.

Sipas tij, dërgimi i draftit në Kushtetuese është shumë i rëndësishëm dhe se për të siguruar 31 votat e ministrave të jashtëm, apo ⅔ të votave, “ju duhet të keni vërtet të gjitha shtetet anëtare pas jush dhe kjo nuk është ende e sigurt”.

Një ditë më parë, më saktësisht më 08.05.2024, Kurti tha se nuk do ta pranojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si kusht për t’u anëtarësuar në Këshillin e Europës.

“Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë bisedojmë në Bruksel, jo në Strazburg” – ka thënë Kurti. Sipas tij, kjo kërkesë, nuk është parimore e as vlerore, por është absurde.

Pengesat për anëtarësim, Kurti tha se i kanë pritur nga shtetet mosnjohëse, por assesi nga shtetet demokratike që janë mbështetëse të Kosovës në zhvillim, e kanë qenë mbështetëse në çlirim e pavarësim, në këtë rast Francën dhe Gjermaninë.

“Mungesa e përkrahjes është për keqardhje. Nuk do t’i ndihmojë normalizimit dhe dialogut dhe nuk i kontribuon demokracisë, paqes dhe sigurisë” – tha Kurti.

Por, ky dokument, sipas Kurtit nuk është zyrtar, sepse u refuzua nga Serbia më 26 tetor 2023 dhe si të tillë nuk mund ta dërgojë në Kushtetuese.

“Nëse me datë 26 tetor 2023 do të nënshkruhej në Bruksel vetëm atëherë do të dërgohej në Gjykatë Kushtetuese. Si i tillë është një non-paper dhe jo një dokument” – shtoi shefi i ekzekutivit.Asociacioni si kusht, Kurti tha se është refuzuar tri herë edhe nga vetë instancat e Këshillit të Europës.

“Përkundër kësaj, tri herë përgjatë procesit u tentua që të futej kjo kërkesë si parakusht për anëtarësim. Dy herë në komitetin për çështje politike dhe demokraci, më 27 mars në Paris dhe më 16 prill në Strasburg dhe po ashtu gjatë mbledhjes së asamblesë së përgjithshme po atë ditë, por që të tri herat u refuzuan” – tha Kurti.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Ambasada Gjermane kishte theksuar se i takon kryeministrit Kurti dhe qeverisë së tij që ta bindin numrin e nevojshëm të shteteve me mjete të tjera, gjegjësisht duke ndërmarrë hapa të tjerë konkretë drejt krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, “të cilën Kosova është zotuar ta themelojë dhe për këtë arsye është obligim ndërkombëtar. ”

“Sipas mendimit tonë, një hap i tillë do të ishte dorëzimi i projektstatutit në Gjykatën Kushtetuese”- shkruan në përgjigjet e Ambasadës.

Ndërkaq, Mbretëria e Bashkuar në një përgjigjjë për Kallxo.com, tha se e përkrah anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës pa parakushte.

Kosova ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme nga delegatët e shteteve anëtare të këtij mekanizmi ndërkombëtar më 16.04.2024, në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

ADVERTISEMENT

Këta delegatë kanë miratuar raport-opinionin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, në të cilin rekomandohet që Kosova të ftohet për anëtarësim në KE.

Nga 171 delegatët që morën pjesë në votim, 131 votuan për, 29 kundër dhe 11 abstenuan.

Hapi i fundit për këtë proces është votimi nga ministrat e jashtëm të shteteve anëtare. Megjithatë Kosova ende nuk ka hyrë në agjendën e Komitetit të Ministrave. 

“Kjo çështje nuk është aktualisht në rendin e ditës për mbledhjen e Komitetit të Ministrave javën e ardhshme”- tha Këshilli i Europës në një përgjigjje për Kallxo.com.

TË NGJASHME

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

2025-06-21
Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

2025-06-21
Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

2025-06-21
Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

2025-06-21
Next Post
Trepça fiton finalen e parë dramatike ndaj Yllit 

Trepça fiton finalen e parë dramatike ndaj Yllit 

Related Post

Ekonomistët: Ka pasur progres për 15 vjet, ekonominë më së shumti e dëmtoi jostabiliteti politik

Ekonomistët: Ka pasur progres për 15 vjet, ekonominë më së shumti e dëmtoi jostabiliteti politik

2023-02-19
Duka mori pozitën e zëvendës-presidentit të UEFA-s

Duka mori pozitën e zëvendës-presidentit të UEFA-s

2023-09-26
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

2023-04-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

6 DITË MË PARË
Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

6 DITË MË PARË
Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

6 DITË MË PARË
Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

6 DITË MË PARË
Hamiti i ashpër me Qeverinë Kurti: Është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosova

Hamiti i ashpër me Qeverinë Kurti: Është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosova

1 JAVË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

6 DITË MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

6 DITË MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

1 JAVË MË PARË
Juventusi tregoi forcë kundër Al-Ain, fitoi thellë në ndeshjen e parë në Kupën e Botës për Klube

Juventusi tregoi forcë kundër Al-Ain, fitoi thellë në ndeshjen e parë në Kupën e Botës për Klube

1 JAVË MË PARË
Presidenti Trump e pret ekipin e Juventusin në Shtëpinë e Bardhë dhe i vë në siklet futbollistët me një pyetje

Presidenti Trump e pret ekipin e Juventusin në Shtëpinë e Bardhë dhe i vë në siklet futbollistët me një pyetje

1 JAVË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL