Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që ta mbështesin dhe ta votojnë në Kampionatin Evropian të Këngës, Besa Kokëdhimën, që përfaqëson Shqipërinë më 9 maj në Eurovision, e cila do të performojë e dyta në skenën magjike.
Rama e ka publikuar në rrjetin social Instagram ‘Titan’-in e Besës.
“Nesër Shqipëria përfaqësohet në Eurovision me Besën dhe në këtë kampionat europian të këngës, ku të gjithë konkurrentët presin mbështetjen me votë të popullit të tyre, prandaj le t’i japim Besës shqiptare mbështetjen tonë duke i uruar një sukses sa më të madh”, ka shkruar Rama.
Festivali prestigjioz i këngës “Eurovision” po mbahet në Malmo të Suedisë. Ky festival transmetohet drejtpërdrejt në RTK 1 dhe Radio Kosova.