Edhe matematikisht, skuadra e Parmës ka siguruar rikthimin në kampionatin italian, Serie A.
Dy herë fituesit e UEFA Cup (sot Europa League) siguruan matematiksht elitën e futbollit italian pas barazimit 1-1 ndaj Bari-t në duelin e javës së 36-të.
Skuadra e Pecchia-s ka koleksionuar 74 pikë duke kryesuar kampionatin, aktualisht me tre pikë më shumë se Como dhe do të luaj përsëri në Serie A pas sezonit 2020-2021.
Kështu, klubi kult i futbollit italian, Parma u rikthye në Serie A pas një mungese tre vjeçare.
Në fund të shekullit të kaluar, Parma regjistroi ditët më të lavdishme në historinë e saj duke fituar trofe në Evropë dhe është klubi i katërt më i suksesshëm italian në garat ndërkombëtare pas Milanit, Interit dhe Juventusit me tre trofe.