E Shtunë, Maj 17, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Blinken: Është koha për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit

1 year MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i ka thënë Izraelit dhe Hamasit se “ka ardhur koha” për një marrëveshje për të sjellë një armëpushim në Gaza dhe për të liruar pengjet e mbetura atje.

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken tha se një marrëveshje ishte në tryezë dhe Hamasi duhet të pajtohet me të. Ndërmjetësuesit po presin një përgjigje nga Hamasi për propozimin e fundit. Marreveshja thuhet se përfshin një armëpushim 40-ditor dhe lirimin e më shumë se 30 pengjeve izraelitë në këmbim të shumë të burgosurve palestinezë.

Rreth 130 pengje nga 253 të rrëmbyer nga Hamasi gjatë sulmit të tij të paprecedentë ndaj Izraelit më 7 tetor mbeten të pagjetur. Të paktën 34 prej tyre supozohet se kanë vdekur. Pjesa tjetër janë liruar ose shpëtuar. Diplomati i lartë amerikan më vonë vizitoi portin izraelit të Ashdod, rreth 30 km në veri të Gazës. Ashdod u hap kohët e fundit për dërgesat e ndihmës të destinuara për në Gaza, ku OKB-ja ka paralajmëruar për mungesa të mëdha ushqimore dhe rrezikun e urisë.

Blinken përsëriti gjithashtu qëndrimin e SHBA-së se Izraeli nuk duhet të nisë një inkursion ushtarak në qytetin jugor të mbipopulluar të Rafahut, pa një plan të qartë për të mbrojtur më shumë se një milion palestinezë që janë strehuar nga lufta atje në kushte të rënda humanitare.

ADVERTISEMENT

Rafah është i vetmi qytet i madh në Gaza që forcat tokësore izraelite nuk e kanë marrë nën kontroll gjatë gjysmë viti të luftës. Megjithatë, qyteti është goditur vazhdimisht nga sulmet ajrore vdekjeprurëse të Izraelit.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili gjithashtu takoi Blinken të mërkurën, tha se Izraeli do të nisë një pushtim të Rafahut pavarësisht nga bisedimet e armëpushimit me Hamasin.

OKB-ja, aleatët perëndimorë të Izraelit dhe agjencitë humanitare kanë paralajmëruar të gjithë se një sulm në Rafah rrezikon një fatkeqësi humanitare.

Presidenti palestinez me bazë në Bregun Perëndimor, Mahmoud Abbas tha se kjo do të ishte “katastrofa më e madhe në historinë e popullit palestinez”, sepse, tha ai, do të shkaktonte zhvendosje në shkallë të gjerë të palestinezëve nga Gaza tërësisht.

TË NGJASHME

Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas, thotë Zelensky

Erdogan e njeh Krimenë si territor ukrainas, thotë Zelensky

2025-05-15
Trump – liderëve arabë: Bota po flet për ju, Lindja e Mesme do të lulëzojë

Trump – liderëve arabë: Bota po flet për ju, Lindja e Mesme do të lulëzojë

2025-05-14
Rritet në 28 numri i të vdekurve nga shpërthimi në portin iranian

Rritet në 28 numri i të vdekurve nga shpërthimi në portin iranian

2025-04-27
Mot i keq në Itali, një viktimë dhe qindra të evakuuar

Mot i keq në Itali, një viktimë dhe qindra të evakuuar

2025-04-17
Next Post
Kurti: BE të largojë masat, kemi përmbushur të gjitha kërkesat

Kurti: BE të largojë masat, kemi përmbushur të gjitha kërkesat

Related Post

Ballkani “shokohet” në fund nga Malisheva

Ballkani “shokohet” në fund nga Malisheva

2023-04-08
Lista Srpska del me njoftim pas takimit të zyrtarëve të saj me Gabriel Escobar në Uashington

Lista Srpska del me njoftim pas takimit të zyrtarëve të saj me Gabriel Escobar në Uashington

2023-07-27
“Shqipëria partneri kyç në Ballkan”, DASH e konfirmon vizitën e Sekretarit Blinken në Tiranë

“Shqipëria partneri kyç në Ballkan”, DASH e konfirmon vizitën e Sekretarit Blinken në Tiranë

2024-02-09

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Ursula von der Leyen në Tiranë: Po punojmë për grupin tjetër të sanksioneve ndaj Rusisë!

Ursula von der Leyen në Tiranë: Po punojmë për grupin tjetër të sanksioneve ndaj Rusisë!

10 ORË MË PARË
Pse na flihet kur bie shi?

Pse na flihet kur bie shi?

11 ORË MË PARË
Pjesëmarrja e Osmanit në Samitin në Tiranë, takimet me Erdoganin, Macronin e Rutte

Pjesëmarrja e Osmanit në Samitin në Tiranë, takimet me Erdoganin, Macronin e Rutte

11 ORË MË PARË
Rama propozon ‘një aleancë përtej armatimit’: Pse të mos imagjinojmë një KPE të arsimit e shkencës, ku vendet joanëtare bëhen kufij të rinj të BE-së

Rama propozon ‘një aleancë përtej armatimit’: Pse të mos imagjinojmë një KPE të arsimit e shkencës, ku vendet joanëtare bëhen kufij të rinj të BE-së

11 ORË MË PARË
Rugova e Pejës mbulohet nga bora në mes të majit

Rugova e Pejës mbulohet nga bora në mes të majit

11 ORË MË PARË
Shkëlqen Donjeta Sadiku, e artë në Poloni

Shkëlqen Donjeta Sadiku, e artë në Poloni

5 ORË MË PARË
Super finalja e pestë

Super finalja e pestë

11 ORË MË PARË
Dijana Ujkiq: Do të japim gjithçka në fushë për të mbyllur sezonin me dinjitet dhe krenari

Dijana Ujkiq: Do të japim gjithçka në fushë për të mbyllur sezonin me dinjitet dhe krenari

11 ORË MË PARË
Dënohet për përdhunim, 9 vite burg ish-arbitrit

Dënohet për përdhunim, 9 vite burg ish-arbitrit

1 DITE MË PARË
Spanja dhe Anglia në garë për ‘Lamine Yamalin e ri’

Spanja dhe Anglia në garë për ‘Lamine Yamalin e ri’

1 DITE MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL