E Hëne, Shtator 15, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Kuvendi nderon heroin Ilaz Kodra, ishte patriot i devotshëm

1 year MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë.

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se 25-vjet më parë fshatrat, Vërboc, Shtuticë, Tërstenik, Dashec, Baks e Gllobar, u ndodhën në egërsinë e regjimit gjenocidal të Serbisë, në një ofensivë, e cila kishte të vetmin qëllim, shfarosjen e shqiptarëve në këtë anë dhe spastrimin etnik.

“Banorëve të këtyre fshatrave në mbrojtje iu vu UÇK-ja, në krye me Ilaz Kodrën dhe bashkëluftëtarët, të cilët me trimëri e guxim rezistuan deri në flijim. Bashkëluftëtari i komandantit legjendar Adem Jashari, Ilaz Kodra në këtë përpjekje për mbrojtje të popullsisë civile bie heroikisht në fushëbetejë bashkë me 42 luftëtarë të UÇK-së. Ai ndoqi idealin e komandat Ademit, duke e konsideruar lirinë si vlerë të panegociueshme dhe sublime të popullit të tij, ndaj u përjetësua”, ka theksuar Osmani.

Sipas saj, heroi Ilaz Kodra, ëndrrën për liri e kishte farkëtuar qysh në rininë e tij, duke iu rrekur aktivitetit patriotik për liri e shtet.

ADVERTISEMENT

“Si një patriot i devotshëm, ai u shndërrua në dorën e djathtë të komandantit Adem Jashari, ndaj bashkë me të dhe shumë bashkëluftëtarë të tjerë jo vetëm që themeluan bërthamën e UÇK-së, por edhe zhvilluan trajnime ushtarake në Shqipëri”, ka theksuar e para e vendit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka theksuar se komandanti Ilaz Kodra, bënë pjesë në grupin e patriotëve të UÇK-së, që e panë të parët lirinë e atdheut.

“Kontributi për organizimin e strukturimin e luftës së UÇK-së është i hershëm dhe vazhdoi deri ne rënien e tij, si një nga shokët e pandarë të Adem Jasharit, pas rënies se Xheva e Fehmi Lladrovci, ai mori në drejtim organizimin e zonës. UÇK është kapitulli më i ndritur i historisë sonë, të shekullit të 20-të”, ka thënë Konjufca.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, duke përshkruar aktivitetin patriotik të Ilaz Kodrës, ka theksuar se heroizmi i tij është stampuar në historinë e re të Kosovës.

“Po e kujtojmë sot një ditë para ditëlindjes së tij kur ai do të bëhej 58 vjeç, i përjetshëm do të jetë kujtimi e heroizmi i Ilaz Kodrës, i përjetshëm do të jetë sakrifica e luftës së UÇK-së për lirinë e vendit”, ka thënë Kurti.

TË NGJASHME

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

2025-09-11
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

2025-09-11
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

2025-09-11
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

2025-09-11
Next Post
Blinken: Është koha për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit

Blinken: Është koha për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit

Related Post

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

Arben Vitia riemërohet ministër i Shëndetësisë

2022-12-26
Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

Dita Botërore të Autizimit, kërkohet më shumë angazhim për autikët

2024-04-02
FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

FBK fillon fushatën ANTI-DOPING në basketboll

2023-01-31

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

Osmani nënkupton përfshirjen e gazetarëve në plane kundër shtetit

4 DITË MË PARË
Tërmet në Maqedoninë e Veriut

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

4 DITË MË PARË
GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

GAP: Komunat në krizë, borxhe, zbrazje dhe mungesë transparence

4 DITË MË PARË
Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

Shënohet sot përvjetori i sulmeve të 11 Shtatorit, homazhe edhe në Kosovë

4 DITË MË PARË
Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

Moti sot i paqëndrueshëm dhe me shi

4 DITË MË PARË
Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

Nesër hidhet shorti për edicionin e ri të basketbollit në Kosovë

4 DITË MË PARË
Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

Eurobasket 2025: Të premten zbresin në parket katër më të mirat

4 DITË MË PARË
Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

Ronaldo zgjidhet “Më i miri i të gjitha kohëve” në Portugali

4 DITË MË PARË
Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

Sylvinho: Ishte një ndeshje e vështirë, morëm tri pikë të rëndësishme

5 DITË MË PARË
Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

Shqipëria e rrëmben vendin e dytë, duhet të fitojë në Serbi për ta kapur “play-off”-in

5 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL