F.B.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot shënon 24-vjetorin e themelimit me një ceremoni festive që do të nisë në 18:30.
Kështu ka bërë të ditur Zyra për informim e kësaj partie, përmes një njoftimi për media.
“Sot, më datë 2 maj 2024, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës shënon përvjetorin e 24-të themelimit. Ditëlindjen e Familjes sonë politike do ta festojmë në po të njëjtën ditë, në Prishtinë”, thuhet në njoftim.