F.B.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot vazhdon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve.
Dje pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 58-të, dëshmitari i radhës i ZPS-së, Nuredin Abazi, ka nisur dëshminë e tij.
Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, ky dëshmitar ka qenë pjesëtar i batalionit të UÇK-së në Budakovë, ndërsa më vonë ka shërbyer si këshilltar juridik në zonën e Pashtrikut.