I dyshuari që sulmoi fizikisht dy gra në një parking në rrugën “Sylejman Vokshi” në Prishtinë, është arrestuar dje nga Policia e Kosovës në qytetin e Pejës.
Kurse për RTKLive zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj ka konfirmuar se i dyshuari sot është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit është ndaluar personi i dyshuar, për shkak të veprave penale “Kanosja”, “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, sipas KPRK-së. I dyshuari aktualisht gjendet në mbajtje në kohëzgjatje për 48 orësh, ndërsa për veprimet e mëtejme do të njoftoheni me kohë, tha Ulaj për RTKLive.
Sipas Policisë, i dyshuari fillimisht i kishte shkaktuar dy aksidente trafiku, e më pas shoferet e dy veturave të aksidentuara i kishte sulmuar fizikisht.