F.B.
Ferizaj po marshon drejt elitës së futbollit të Kosovës.
Ferizajasit shënuan fitore në udhëtim me rezultat 2:1 ndaj Ramiz Sadikut të Prishtinës, në takimin e javës së 23-të të Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B
Ferizaj kryeson me 54 pikë, duke lënë pas Prishtinën e Re me 50 (një ndeshje më pak) dhe Ramiz Sadiku renditet në vend të pestë me 28 osh.
Autori i golave tw fitores wshtw Betim Haxhimusa.
“Ka përfunduar me fitore ndeshja kampionale dhe shumë e rëndësishme kundër skuadrës nga Prishtina, KF Ramiz Sadiku.
Golat për fitoren tonë u shënuan nga sulmuesi, Betim Haxhimusa. Kjo fitore ishte me përmbysje të rezultatit, gjë që e dëshmon dëshirën e angazhimin e lojtarëve për fitore.
Deri në përfundim të edicionit kanë mbetur edhe 3 ndeshje dhe jemi rrugës së duhur për arritjen e qëllimit, rikthimin në Superligë”, njofton FC Ferizaj.