E Shtunë, Qershor 28, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

“Sajesë dhe gënjeshtër, Mustafa i reagon Kurtit që tha se marrëveshja e 2015-ës shkel Kushtetutën

1 year MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryeministri Isa Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për një deklaratë që ai e bëri sot në 11 vjetorin e Marrëveshjes së 19 prillit e vitit 2013 mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur për Asociacionin që doli nga kjo marrëveshje, Kurti në këtë deklaratë përmendi edhe marrëveshjen e vitit 2015 që ishte nënshkruar atëherë nga ish-kryeministri Mustafa dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, që në atë kohë ishte kryeministër.

“Zbatimi i neneve për ‘Asociacionin’ u përcoll me një marrëveshje tjetër të parimeve të përgjithshme/elementeve kryesore që u pat arritur dy vjet më vonë, më 25 gusht të vitit 2015, nga kryeministrat e asaj kohe Mustafa dhe Vuçiq. Kjo e fundit përfundoi në Gjykatë Kushtetuese në dhjetor të atij viti. Doemos, pasi që marrëveshja e vitit 2015 buronte nga ajo e vitit 2013, gjykata u mor me të dyja. Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj tha se kompetencat e parapara për ‘Asociacionin’ sipas të dy marrëveshjeve, shkelnin parimet e kushtetutës, karakterin multietnik të shtetit dhe cenonin rëndë rendin juridik. Pas këtij vendimi të Gjykatës ku ‘Asociacioni’ me fushëveprimin dhe kompetencat e parapara shkelte rëndë Kushtetutën, marrëveshja u shkel nga Serbia në nenet tjera të saj”, tha sot Kurti.

Por, këtë deklaratë, Mustafa po e quan “sajesë dhe gënjeshtër”.

“Kurti do duhej ta dijë se Gjykata Kushtetuese nuk e ka trajtuar Marrëveshjen e vitit 2013, e cila është ratifikuar në Kuvend me mbi 2/3 e votave të deputetëve. Prandaj dhe nuk e ka cilësuar se ajo shkel parimet e Kushtetutës. E vërteta është kjo. Gjykata, me kërkesë të Presidentes Jahjaga, ka trajtuar vetëm dokumentin për parimet të vitit 2015. Në Aktgjykim në Rastin nr. K0130/15, Prishtinë, 23 dhjetor 2015 Nr. ref.:AGJ877/15) thuhet si vijon:.  Pika II: TË KONSTATOJË që Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumice serbe do te themelohet, siç është paraparë me Marrëveshjen e Parë, të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe shpallur nga Presidentja e Republikës se Kosovës. Pra, askund nuk figuron se kjo marrëveshje shkel kushtetutën, por thuhet se Asociacioni do të themelohet sipas kësaj marrëveshje”, iu përgjigj Kurtit Mustafa.

Ish-kryeministri thotë se gjykata ka thënë se “Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore” të Asociacionit nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës.

“Askund nuk konstatohet se është shkelur Kushtetuta, por se këto parime “nuk janë tërësisht” ( pra jo tërësisht) në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës”, shton ai.

Mustafa konteston Kurtin edhe për Marrëveshjen Bazike të dakorduar vitin e kaluar me Serbinë.

“Në fakt kjo Marrëveshje e Re Bazike heq dorë nga njohja reciproke (njohja de jure), thirret në Rezolutën 1244 dhe statusin e pavarësisë së Kosovës e bën të paparagjykuar për palët. Pika 7 e marrëveshjes së z. Kurti instalon autonominë politiko-territoriale të komunitetit serb, kufijtë e autonomisë dhe arbirtrazhin ndaj rendit kushtetues të vendit (siç janë përcaktuar me draft statut). Kishës Ortodokse serbe i  garanton zyrtarizmin e statusit të saj, që s’është as më pak dhe as më shumë sesa eksterritorialitet, ose shtet në shtet”.

Reagimi i plotë i Mustafës:

Miq të nderuar,

Duke komentuar Marrëveshjen e vitit 2013 dhe Dokumentin për parimet, të vitit 2015 Kurti, në shkrimin e tij të botuar sot në gazetën Express, shkruan se “Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj tha se kompetencat e parapara për ‘Asociacionin’ sipas të dy marrëveshjeve shkelnin parimet e Kushtetutës, karakterin multietnik të shtetit dhe cenonin rëndë rendin juridik”.

Kurti do duhej ta di se Gjykata Kushtetuese nuk e ka trajtuar Marrëveshjen e vitit 2013, e cila është ratifikuar në Kuvend me mbi 2/3 e votave të deputetëve. Prandaj dhe nuk e ka cilësuar se ajo shkel parimet e Kushtetutës. E vërteta është kjo. Gjykata, me kërkesë të Presidentes Jahjaga, ka trajtuar vetëm dokumentin për parimet të vitit 2015. Në Aktgjykim në Rastin nr. K0130/15, Prishtinë, 23 dhjetor 2015 Nr. ref.:AGJ877/15) thuhet si vijon:.  Pika II: TË KONSTATOJË që Asociacioni/Bashkësia e komunave me shumice serbe do te themelohet, siç është paraparë me Marrëveshjen e Parë, të ratifikuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe shpallur nga Presidentja e Republikës se Kosovës. Pra, askund nuk figuron se kjo marrëveshje shkel kushtetutën, por thuhet se Asociacioni do të themelohet sipas  kësaj marrëveshje.

Në pikën III.  KONSTATOHET që Parimet, siç; janë elaboruar në “Asociacioni/Bashkësia i komunave me shumicë serbe në Kosove -Parimet e përgjithshme/Elementet kryesore”, nuk janë tërësisht në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës. Askund nuk konstatohet se është shkelur Kushtetuta, por se këto parime “nuk janë tërësisht” ( pra jo tërësisht) në përputhshmëri me frymën e Kushtetutës.

ADVERTISEMENT

Në përfundimet e aktgjykimit, pika 6, fq. 38 thuhet: “Gjykata vëren se akti juridik dhe Statuti , si dhe amendamentet e tij, do të shqyrtohen nga Gjykata Kushtetuese”. Nëse dokumenti i vitit 2015 do të ishte shkelje e Kushtetutës, atëherë si do të nxirrej obligimi nga ky dokument (pika 2 dhe 21 e tij) për trajtimin nga gjykata Kushtetuese të Statutit dhe të ndryshimeve në Statut. Apo z. Kurti ka interes që këtë ta shpallë antikushtetuese për ti ikur trajtimit të statutit në Gjykatën Kushtetuese.

Sidoqoftë shkelja e Kushtetutës është sajesë dhe gënjeshtër e z. Kurti.

Kurti shkruan në këtë artikull se “Vitin e kaluar kemi arritur një Marrëveshje të Re Bazike e cila, në njërën anë, sjell njohjen reciproke de facto dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e në anën tjetër, përmes nenit 7, adreson gjetjet e Gjykatës Kushtetuese ndaj Asociacionit”. E ka gabim! Në fakt kjo Marrëveshje e Re Bazike heq dorë nga njohja reciproke (njohja de jure), thirret në Rezolutën 1244 dhe statusin e pavarësisë së Kosovës e bën të paparagjykuar për palët?!. Pika 7 e marrëveshjes së z. Kurti instalon autonominë politiko-territoriale të komunitetit serb, kufijtë e autonomisë dhe arbirtrazhin ndaj rendit kushtetues të vendit (siç janë përcaktuar me draft statut). Kishës Ortodokse serbe i  garanton zyrtarizmin e statusit të saj, që s’është as më pak dhe as më shumë sesa eksterritorialitet, ose shtet në shtet.

Nuk kam dëgjuar ta ketë kërkuar këtë ndonjëherë Gjykata Kushtetuese!

Sa i përket njohjes de facto dhe normalizimit, këtë i “vërtetoi” Serbia edhe ditëve të fundit.  Në Strasburg, në KiE Kosovën e konsideronte se “ka qenë, është dhe do të jetë e Serbisë”, ndërkaq dje maltretoi, arrestoi dhe pengoi lëvizjen e lirë të qytetarëve nga Kosova. Para kësaj, në Banjsko tentoi ta njohë de facto pavarësinë e Kosovës me terroristë të armatosur deri në dhëmbë me arsenal ushtarak.

TË NGJASHME

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

2025-06-21
Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

2025-06-21
Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

2025-06-21
Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

2025-06-21
Next Post
Ministri Krasniqi: Rruga Kijevë – Zahaq po bëhet

Ministri Krasniqi: Rruga Kijevë – Zahaq po bëhet

Related Post

Ekonomistët: Ka pasur progres për 15 vjet, ekonominë më së shumti e dëmtoi jostabiliteti politik

Ekonomistët: Ka pasur progres për 15 vjet, ekonominë më së shumti e dëmtoi jostabiliteti politik

2023-02-19
Duka mori pozitën e zëvendës-presidentit të UEFA-s

Duka mori pozitën e zëvendës-presidentit të UEFA-s

2023-09-26
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

2023-04-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

1 JAVË MË PARË
Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

1 JAVË MË PARË
Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

1 JAVË MË PARË
Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

1 JAVË MË PARË
Hamiti i ashpër me Qeverinë Kurti: Është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosova

Hamiti i ashpër me Qeverinë Kurti: Është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosova

1 JAVË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

1 JAVË MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

1 JAVË MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

1 JAVË MË PARË
Juventusi tregoi forcë kundër Al-Ain, fitoi thellë në ndeshjen e parë në Kupën e Botës për Klube

Juventusi tregoi forcë kundër Al-Ain, fitoi thellë në ndeshjen e parë në Kupën e Botës për Klube

1 JAVË MË PARË
Presidenti Trump e pret ekipin e Juventusin në Shtëpinë e Bardhë dhe i vë në siklet futbollistët me një pyetje

Presidenti Trump e pret ekipin e Juventusin në Shtëpinë e Bardhë dhe i vë në siklet futbollistët me një pyetje

1 JAVË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL