Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se kryeministri po mashtron në lidhje me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, pasi ky i fundit prezantoi gjashtë kushte për themelimin e kësaj bashkësie komunash. Ai tha se Kurti po flet komplet kundër asaj çfarë, siç tha ai, u ka thënë shokëve të tij të cilat tha se ia ka çuar “drejt vdekjes”, raporton Gazeta Express.
Gashi tha se kryeministri në seancën parlamentar “po tregon bipolaritetin emocional dhe psikologjik”.
“Ti zotëri kur e humb argumentin, shkon dhe merresh me çështje personale”, tha Gashi.
“Ajo që po thua këtu është komplet e kundërt prej asaj që ua ke thënë shokëve dhe kolegëve tu kur i ke çu drejt vdekjes”, tha ai.
Mos i harro shokët dhe kolegët që i ke çu drejt vdekjes, se mban përgjegjësi”, shtoi Gashi.