Faktori ndërkombëtar, me ngulm po kërkon nga Kosova ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, derisa njohja reciproke nuk po diskutohet më nga ndërkombëtarët.
Por, ku mbeti njohja reciproke në këtë mes?
Ish-kryenegociatorja për bisedime Kosov-Serbi, Edita Tahiri ka thënë se ky është dështimi i kryeministrit Kurti.
“Pse bota po kerkon asociacionin nga Kosova ndersa nuk po kerkon njohjen e shtetit te Kosoves nga Serbia – ky padyshim eshte deshtim i Kurtit dhe diplomacise sone- mjerisht!”, shkruan ajo në Facebook.