F.B.
Sot (e mërkure) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të fazës çerekfinale të Ligën e Kampionëve.
Padyshim që vëmendja kryesore e adhuruesve të futbollit do të jetë në Parc de Princes, ku Paris Saint Germain pret Barcelonën në ndeshjen e parë çerekfinale.
Sfida tjetër e ditës së sotme do të zhvillohet në kryeqytetin e Spanjës, Madrid.
Atletico Madrid do të jetë nikoqir i Borussia Dortmundit në ndeshjen e parë në Wanda Metropolitano.
Të dyja sfidat e ditës së sotme në Ligën e Kampionëve fillojnë nga ora 21:00.